Beyonce tregon me krenari barkun e saj që sapo vjen e po rritet, pasi
brenda tij po rritet një krijesë e mrekullueshme që pritet të lindë në
fillimin e vitit të ardhshëm.

Këngëtarja e famshme po kalon disa ditë pushimesh në Kroaci, bashkë me babanë e fëmijës së saj Jay-Z, pasi qëndroi disa kohë ne Itali.

Beyonce mbante veshur një kostum banjoje tepër të vecantë të bardhë që tregonte barkun, por njëkohësisht ishte shumë i përmbajtur në ekspozimin e pjesëve të tjera të trupit.

Artistja e madhe, po qëndron në jahtin e saj luksoz me bashkëshortin dhe me miqtë e ngushtë, me të cilët kaloi edhe ditëlindjen e saj të 30-të.

Beyonce në jahtin luksoz ftoi një artiste të madhe, miken e saj të ngushtë Gwyneth Paltrow.

Aktorja dhe këngëtarja shtatzënë janë fotografuar në bordin e jahtit ndërsa bisedonin edhe me bashkëshortin dhe babanë e fëmijës së parë të Beyonce Jay Z.

Gwyneth,e cila është nënë e dy fëmijëve, vajzës Apple dhe djalit Moses, me siguri që i ka dhene këshilla të mira mikes së saj për mirërritjen e femijes.

Beyonce njoftoi gjatë ceremonisë së “MTV Video Music Awards” se pret një fëmijë, ndërsa besohet se ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë.

Këngëtarja u paraqit para fotografëve në tapetin e kuq me një buzëqeshje dhe me frazën: “Kam një lajm për ju!” Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z që nga prilli i vitit 2008.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA