Nuk është më tradhëtia arsyeja kryesore e divorcit të çifteve të martuar.

Sipas një studimi britanik, motivi më i zakonshëm është “growing apart”, që do të thotë ndryshimi i partnerëve gjatë kohës duke u bërë të papërshtatshëm për të vazhduar jetën së bashku.

Studio e të drejtave familjare “Grant Thornton” bën një sondazh që nga viti 2003 dhe në fillim të studimit arsyeja kryesore e divorceve ishte tradhëtia bashkëshortore.

Ditët e sotme, arsyet janë: përfundimi i dashurisë (27%), sjellja irracionale e partnerit (17%), kriza e moshës së mesme (10%) dhe paratë (5%).

Gjithsesi, tradhëtia mbetet në vendin e dytë si shkaktare e divorcit në 25% të rasteve.

“Tradhëtia është diçka që njerëzit janë mësuar tashmë ta pranojnë dhe ta kapërcejnë falë personazheve të famshëm. Shumë çifte VIP-ash kanë vazhduar të qëndrojnë bashkë edhe pse nuk janë treguar besnikë ndaj njëri-tjetrit”, shpjegon Luisa Plumb, drejtoresha e “Grant Thornton”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA