Allegri: Barcelona? Më parë mendojmë për Lazion

08/09/2011 18:00

“Me Lazion është ndeshja më e vështirë që Milani do të luajë deri në dhjetor.”

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, shprehet se ndeshja e parë që kuqezinjtë do të luajnë nesër ndaj Lazios është shumë e rëndësishme: “Do të na lejojë që të shkojmë në Barcelonë dhe Napoli me mentalitetin e duhur.”

Allegri është i përqendruar në ndeshjen hapëse të kampionatit dhe nuk do shpërqendrime nga futbollistët e tij.

“Nuk do të flasim për Barcelonën deri sa të arrijmë në Spanjë. Kemi një ndeshje me Lazion, ekip që është përforcuar në sulm me lojtarë si Cisse dhe Klose”, shprehet trajneri.

Milan do të luajë të premten në orën 20.45 ndaj Lazios, ndërsa të martën do të udhëtojë në Katalunja për ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndaj Barcelonës, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA