“Shtëpia” e re e Juventusit

08/09/2011 23:30

Me një ceremoni spektakolare është përuruar stadium i ri i Juventusit që tashmë është në pronë të klubit, pas 114 vitesh.

Ai është ndërtuar në një sipërfaqe prej 360 mijë metrash katrorë në veri të qytetit të Torinos, pikërisht në vendin ku më parë qëndronte stadiumi i vjetër Dele Alpi.

Impianti i ri është një thesar teknologjik i modernizuar. Tribunat e tifozëve janë vetëm 7.5 metra larg fushës, duke përfaqësuar një epokë të re për stadiumet dhe futbollin italian.

Ky stadium ka një kapacitet prej 41 mijë spektatorësh, 4 mijë vende parkimi, 275 vende për mediat, 64 kabina personazhesh vip, 21 bare dhe 8 zona për restorante.

Edhe sa i përket sistemeve të kontrollit, të sigurisë dhe të mirëmbajtjes së fushës janë të gjitha sisteme avangarde, jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën në këtë stadium të ri që mban emrin e Juventusit.

FOTO GALERI
5/6
Përurimi i stadiumit të ri të Juventusi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA