Toshiba, kartë memorie wireless
07/09/2011 17:10
Kolosi japonez Toshiba do të hedhë së shpejti në treg kartat e memories wireless që jo vetëm ngarkojnë të dhëna, imazhe apo video në kompjuter, por edhe mund të marrin të dhëna.
Gjithashtu “FlashAir”, kështu do të quhet pajisja e re, në karahasim me produktin rival të prodhuar nga Eye-Fi, konsumon më pak.
Versioni i parë mendohet të jetë në treg në shkurt të 2012-s me një kapacitet prej 8GB.
Çmimi i pajisjes së re mund të shkojë deri në 90 dollarë.
Top Channel