Lookman bën mbrapaktheu! Telenovela e lojtarit të Atalantës, dështojnë negociatat me Interin kthehet në Bergamo
Wesley Sneijder është tentuar nga ideja për të shkuar tek Manchester United, por pohon se nuk ka dëshiruar asnjëherë të lëjë uniformën zikaltër.
“Nëse Interi nuk është klubi i parë në botë – shprehet mesfushori – është i dyti. Ideja United më pëlqente, do isha budalla të thoja të kundërtën. Ka pasur një moment kur isha më pranë United, por në fund nuk është bërë asgjë”.
“Situata tani – thekson ai – është ndryshe nga ç’ishte kur luaja me Realin”.
Manchester United heq dorë nga Wesley Snejder
Manchester United heq dorë nga Wesley Snejder. Drejtuesit e klubit anglez kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë tratativat për blerjen e futbollistit hollandez pikërisht atëherë kur dukej se gjithçka kishte përfunduar.
Pasi u arrit marrëveshja me Interin mbi bazën e 30 milionë eurove, mbetej vetëm të diskutohej me organizatorin hollandez për pagën dhe këtu lindën pengesat.
Manchester United kërkonte një ulje rroge nga ana e futbollistit, por Snejder, i cili pretendonte një rrogë prej 200 mijë sterlinash në javë, nuk ka pranuar këtë gjë.
Top Channel