Penelope Cruz në Sarajevë për Castellitto

07/09/2011 19:00

Penelope Cruz ka mbërritur sot në Sarajevë ku së shpejti do të fillojnë xhirimet e “Venuto al Mondo”, filmi i ri i Sergio Castellitto i bazuar në romanin me të njëjtin titull të Margaret Mazzantini, gruaja e aktorit dhe regjisorit italian.

Lajmin e ka bërë të ditur edicioni online i të përditshmes “Dnevni avaz”.

Penelope Cruz do të jetë protagoniste e filmit, të bazuar në “bestseller”-in, e publikuar në 2008-n.

Regjistrimet pritet të fillojnë më 12 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA