Ndërtohet motori më i vogël në botë

07/09/2011 21:25

Është 60 mijë herë më i vogël se diametri i një floku njerëzor dhe është i përbërë nga një qelizë e vetme. Bëhet fjalë për motorin elektrikë më të vogël në botë që mund t’i hapë rrugë një klase të re nanodispozitivësh me aplikacione të mjekësisë inxhinierike.

Lajmi është bërë i ditur në revistën “Nature Nanotechnology” nga kimistë amerikanë të Tufts University.

Nanomotori tregon se është e mundur që të furnizohet me energji një molekulë e vetme të cilës mund t’i kontrollosh edhe lëvizjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA