Marca: Neymar, Reali rrezikon sanksione
07/09/2011 20:00
Nuk ndalet telenovela klasike përreth yllit të ri të Brazilit dhe Santos, Neymar, i ndjekur nga Real Madrid i Jose’ Mourinho, me të cilin ka firmosur një marrëveshje paraprake, por që i intereson edhe Barcelonës së Pep Guardiolas.
Sipas Marca, “Santos mund të denoncojë Realin e Madrid nëse konfirmohet se është firmosur një marrëveshje me futbollistin”.
Ky veprim mund të ndërmerret për nënshkrimin e një marrëveshjeje me një futbollist ende nën kontratë me një tjetër shoqëri duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e FIFA-s.
Top Channel