Lazio, Cana nuk do të luajë kundër Milan

07/09/2011 20:15

Për takimin kundër Milanit në “San Siro”, tekniku i Lacios, Edy Reja, nuk do të mund të ketë në fushë mesfushorin shqiptar Lorik Cana.

Ish idhulli i tifozëve të Marsejës është dëmtuar në përfundim të stërvitjes së djeshme duke pësuar një dëmtim të gradës së parë në muskulin e kofshës së djathtë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi lacial në faqen e vetë të internetit, në përfundim të analizave të kryera.

Top Channel