Greqi, kampionët olimpikë, të pafajshëm

07/09/2011 11:45

Kampionet Olimpike të Sidneit, sprinteret grekë Kostas Kenderis dhe
Katerina Thanu janë konsideruar përfundimisht të pafajshëm nga Gjykata e
Apelit të Athinës.

Dy sportistet qe kane bere krenare gjithe Greqine me medaljet e tyre ne garat e 100 metra për femra dhe 200 metra per meshkuj ne disa olimpiada dhe kampionate boterore ishin akuzuar per deshmi te rreme, pasi nuk kishin pranuar te merrnin pjese ne nje test antidoping para garave te tyre ne Olimpiaden e Athines ne vitin 2004, per arsye se sic kane deshmuar, kishin pesuar nje aksident me motociklete.

Por Komisioni Olimpik ka dyshuar se historia eshte trilluar ne menyre qe te mos kryhej kontrolli per substanca te ndaluara dhe dy atletet jane perjashtuar nga te gjitha aktivitetet nderkombetare. Ne se gjykata vertetonte fajesine e tyre se bashku me trajnerin, do te perballonin edhe denime deri ne 30 muaj heqje lirie me kusht.

Por ne pasditen e se martes nje juri prej tre gjykatesish ka vendosur se ka pasur mungesë të provave për të vërtetuar se dy atletet kane organizuan rrëzimin me motociklete për të shmangur testin antidoping.Ndersa trajneri i tyre Hristos Tsekou eshte denuar me 12 muaj heqje lirie me kusht, per arsye se i jane gjendur ne shtepine e tij stimulante te ndaluar nga Konfederata Boterore e Atletikes. Historia e dy atleteve greke eshte konsideruar deri dje si skandali me i madh i dopingut ne Lojerat Olimpike, pas atij te kanadezit Ben Xhonson qe ka humbur medaljen e arit ne Olimpiaden e Seulit te vitit 1988 dhe ka hedhur nje hije te madhe dyshimi mbi Athinen dhe rezultatet pozitive te atleteve te vendit mikprites se Olimpiades se vitit 2004.Gjyqi i dy sprinterave greke eshte shtyre per vite me radhe per te filluar ne janarin e sivjetshem, per arsye te mungeses se deshmitareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA