Eddie Murphy, prezantuesi i çmimeve Oscar
07/09/2011 09:30
Mbrëmjen e kaluar u njoftua se Eddie Murphy do të prezantojë ceremoninë e çmimeve Oscar për herë të parë vitin e ardhshëm.
Aktori komik ishte zgjedhja e Brett Ratner, i cili po organizon ceremoninë që do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
“Jam i bindur se Murphy do të sjellë në ceremoni gëzimin, spontanitetin dhe shpirtin që e karakterizon”, u shpreh regjisori Ratner.
Nga ana e tij, 50-vjeçari Murphy deklaroi: “Jam shumë i nderuar që do të jem pjesë e listës së personazheve të shquar që kanë mirëpritur këtë ceremoni madhështore.”
Cmimet Oscar të këtij viti u prezantuan nga aktorët Anne Hathaway dhe James Franco.
Top Channel