Claudia Schiffer dhe bashkëshorti i saj, Matthew Vaugh, blenë një shtëpi në Angli për 6 milionë euro dhe gjëja e fundit që prisnin të gjenin në të ishte një shpirt që vërdallisej nëpër dhoma.
Top modelja në vend që ta nxirrte sërish në shitje mansionin e sapoblerë, i bëri thirrje sensit të saj praktik (!) dhe mori një tufë ekzorcistësh për të larguar fantazmën.
Sipas ‘Contact Music’, ndërkohë që “gjuetarët e fantazmave” bënin punën e tyre, Schiffer dhe familja e saj shkuan të jetonin në Londër.
Kjo histori pati një fund të lumtur. Pasi u largua fantazma nga shtëpia, modelja u rikthye në mansion për të vazhduar jetën e saj normale.
Claudia Schiffer nuk është personazhi i vetëm që ka pasur probleme me shpirtrat. Demi Lovato ka deklaruar se një shpirt fshihej në dollapin e saj. Por, kjo histori ka ndodhur kur Lovato ishte tetë vjeç dhe është deri diku e kuptueshme imagjinata e fëmijëve.
Top Channel