Berisha: Lehtësi për biznesin

07/09/2011 13:45

Suksesi i modelit ekonomik shqiptar përballë krizës globale që ka
përfshirë shumë vende të zhvilluara ka qenë thelbi mbi të cilin
kryeministri Sali Berisha ka vendosur mbledhjen e rradhës së qeverisë.

Zoti Berisha theksoi se rritja e eksporteve ne krahasim me nje vit me pare eshte tregues i dinamizmit te ekonomise, e cila ka mirefunksionuar per shkak te masave dhe lehtesive qe sipas tij ka ndermarre kabineti aktual.

E duke renditur keto arritje kryeministri thumboi edhe opoziten, e cila sic tha ai per vite me rradhe kerkoi te ngrinte nje krize imagjinare ekonomike. Nderkohe shefi i qeverise paralajmeroi edhe nje tjeter hap te qeverise ne favor te biznesit dhe eliminimit te burokracive ndaj tij.

“Të ndërtojmë me shpejtësi portalin zyrtar të vendit, në të cilin çdo biznesmen, njëlloj si në pasqyrë, të mund të ndjekë të gjithë udhën e dokumentit të tij, të monitorojë rrugën, stacionet, vendimet që merren mbi dokumentin e tij. Kjo do të thotë dritë e plotë në labirintet e burokracisë”, tha Berisha”

Mes temave te ndryshme te trajtuara nga kryeministri gjate mbledhjes se qeverise, ai u ndal edhe tek zgjidhja e problemeve te mjedisit, nder te cilat alarmin e ndotjes nga plerat ne te gjithe vendin. Shefi i qeverise premtoi dore te hekurt perballe kesaj situate.

“Kryetari i komunës, i bashkisë që është edhe qendër e fuqishme, i cili ka edhe zëvendës, në kohën kur është në detyrë nuk ka asgjë më të rëndësishme e kryesore se kjo, pastrimin e territorit, shtëpisë. Nëse nuk e bën, do t’i vëmë tabelën dhe një seri sanksionesh, pasi nuk mund të ecim më në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Ne kuader te projektit te ashtuqajtur nga kryeministri Shqiperia superfuqi e vogel energjitike ne rajon u morren edhe disa vendime per ndertimin e 7 heceve te reja ne zona te ndryshme te vendit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA