Fernando Alonso, piloti spanjoll i Ferrarit, ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Autobild Motorsport’ se nuk do të gjejë qetësi derisa të arrijë të fitojë titullin kampion me skuderinë italiane.
“Për mua është shumë i rëndësishëm titulli me Ferrarin dhe nuk do të gjej qetësi derisa ta arrij. Kam kontratë deri në vitin 2016 dhe shpresoj që deri atëherë t’ia arrij qëllimit”, u shpreh dy herë kampioni i botës në Formula 1.
“Nëse nuk e arrij deri në 2016 do të bëj si Schumacher dhe do të garoj deri në 2021”, thotë duke qeshur Alonso.
Duke folur për kampionatin aktual, spanjolli tregohet realist: “Kam një disavantazh prej 89 pikësh dhe nuk kam shanse reale për titull, por do të garoj çdo garë i qetë pa menduar për renditjen. Duhet që Vettel (kryesuesi i renditjes) të ketë një vazhdë garash të këqia dhe kjo nuk ka për të ndodhur.”
Top Channel