“Yahoo!†ndryshon drejtuesin
07/09/2011 18:10
“Yahoo!” ndryshon kreun. Largohet drejtoresha e përgjithshme Carol Bartz, në vend të saj do të jetë Tim Morse.
Sipas Wall Street Journal, presidenti Roy Rostock dhe bashkëthemeluesi Jerry Yang kanë vendosur ndryshimin në tentativë për të çuar ndërmarrjen në kohët e saj të arta, kur ishte lider në sektorin e motorëve të kërkimit.
Bartz erdhi në krye të shoqërisë më shumë se 2 vjet e gjysmë më parë.
“Yahoo!” vitet e fundit është konkurruar bindshëm nga dy kolosët, “Google” e “Facebook” të cilët falë klikimeve të shumta zotërojnë pjesën më të madhe të reklamave online.
Top Channel