US Open, Federer kualifikohet lehtësisht
06/09/2011 15:50
Roger Federer është klasifikuar për çerekfinalet e US Open pasi “shkatërroi” argjentinasin Juan Monaco me rezultatin 6-1, 6-2 dhe 6-0 në një ndeshje spektakolare të kampionit zviceran që zgjati vetëm 1 orë e 23 minuta.
Federer realizoi 42 goditje fituese në krahasim me vetëm 4 të Monaco, i cili ishte argjentinasi i fundit që kishte mbijetuar në turneun amerikan.
Tashmë Roger Federer do të ndeshet në çerekfinale me francezin Jo Wilfred Tsonga, me të cilin ka humbur të dyja ndeshjet që ka luajtur këtë vit.
“Shpresoj që edhe ndaj Tsonga të kem këtë nivel loje që tregova sot. U ndjeva shkëlqyeshëm”, u shpreh zvicerani pas ndeshjes.
Top Channel