Do të ishte më mirë të merresha me bujqësi apo të hapja një restorant?
Të qetësohesha duke parë një akuarium me peshq, apo të vija baste për
një shumë të madhe të hollash në poker?
Me cilën nga këto lojëra të luaj? Ose më saktë, me cilën nga këto lojëra të rrjetit social mund të luaj? Që kur u shfaq në skenë “Facebook”-u, edhe lojërat nuk janë më të njëjtat. Nga lojëra të papreferuara që ishin, janë bërë më të bukura dhe tërheqëse. Mund të luash online me miqtë e tu dhe miqtë e miqve, duke ndihmuar njëri-tjetrin se herë është nevoja. Avantazhi i këtyre lojërave është se mund të njihesh me njerëz nga e gjithë bota.
Për të parë rëndësinë e këtyre lojërave të rrjetit social mjafton të bësh një xhiro në fermën virtuale të “Farmville”, që duke klikuar faqen e “Facebook”-ut ka bërë për vete në pak muaj 83 milionë persona në botë. “Farmville” është një lojë, qëllimi i së cilës është krijimi dhe kujdesi për një fermë. Për të luajtur, mjafton të regjistroheni në një rrjet social (konkretisht “Facebook”, ose “MySpace”) dhe të shkarkoni lojën që dëshironi. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe: mund të luajë me video-lojëra edhe ai që nuk ka guxuar ta bëjë më parë. Në fakt, ndryshe nga ato realet, perimet virtuale kanë nevojë vetëm për pak kujdes dhe ndonjë klikim. Pastaj, ai që ndodhet në vështirësi mund të mbështetet te ndihma e “fqinjëve”, ose më saktë miqtë e “Facebook”-ut, që edhe ata janë pjesë e lojës. Janë ata sekreti i suksesit të “Farmville”: kjo lloj loje është krijuar në atë lloj mënyre, që të kujdesen të tjerët për tokën dhe fermën tuaj e të pjesëtarëve të tjerë kur ju jeni online. Sa më shumë miq të keni, aq më i mirë është pozicioni juaj në klasifikimin e lojës.
“Mundësia e bashkëpunimit me fqinjët është pikërisht avantazhi që i bën lojërat e rrjetit social më të bukura dhe tërheqëse në krahasim me ato që ishim mësuar të luanim deri tani”, – shpjegon një docent psikologjie dhe komunikimi në Universitetin e Milanos. “Në fakt, kur luajmë jemi të prirur të kënaqim nevojat tona. Lojërat e rrjetit social, përveç nevojës që kemi për t’u ndier të realizuar, duke provuar aftësitë tona, tipike e të gjitha video-lojërave, të lejojnë të kënaqësh veten dhe të tjerët. Fakti që mund të ndihmojmë miqtë e ngushtë të arrijnë rezultate të kënaqshme, forcon lidhjet sociale”.
Edhe pse një nga më të famshmet, “Farmville” nuk është loja e vetme e internetit. Mbi 300 milionë persona kanë zgjedhur të luajnë me “Cafe ëorld”, një restorant virtual, ku duhen përgatitur dhe shërbyer simite. Të tjerë i janë përkushtuar “Zygna Poker”, lojës poker. Natyrisht që në rrjetet sociale mund të gjesh lojëra nga më të ndryshmet dhe për të gjithë tipat e njerëzve: një nga lojërat më të njohura të rrjetit social (dhe tepër të diskutuara) është “Mafia ëars”, që rezulton të jetë loja më e preferuar për 25 milionë të regjistruar në “Facebook”. Kjo lojë konsiston në arritjen e numrit më të madh të miqve, për të formuar më pas një bandë gangsterësh kriminelë me bazë në Itali. Një lojë tjetër është që të kujdesesh për një kafshë, duke i gjetur një ambient të rehatshëm për të jetuar. A keni dëgjuar ndonjëherë për dy peshq “rivalë”? Ndoshta ju duket për të qeshur, por është e vërtetë, madje janë protagonistë të dy lojërave “rivale” të rrjetit social: “Happy Acquarium” dhe “Fishville”, të dyja me nga 20 milionë fansa në “Facebook”. Por këto dy lojëra nuk janë të vetmet: “Cafe ëorld” është “rivale” me “Restaurant City”, ndërsa “Farmville” me “Farm Toën” dhe “Country Life”.
Sipas një studimi të publikuar nga “Popcap Game” dhe të realizuar në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, 55 për qind e lojtarëve të rrjetit social janë femra. Mosha mesatare e tyre është 43 vjeçe. Në Shtetet e Bashkuara, 46 për qind e lojtarëve është mbi 50 vjeç, ndërsa vetëm 6% janë në moshën 20 vjeç.
Top Channel