Sonte Luksemburg-Shqipëri

06/09/2011 15:35

Shqipëria sot do të zhvillojë në mbrëmje ndeshjen e saj me Luksemburgun për fazën e grupeve të eliminatoreve të kampionatit europian Euro 2012.

Pas humbjes me Francën në Qemal Stafa, kuqezinjtë do të kenë një provë shumë të fortë përballë një kundërshtari të lehtë në letër, por që është skuadra e vetme në grup ndaj së cilës luajmë me synimin për të fituar. Lukemburgu është në vendin e fundit në grup, ndërkohë që përballet sot në mbrëmje me Shqipërinë pas 6 humbjesh radhazi.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë e kanë fituar 1-0 në Tiranë me gol të Salihit, ndërkohë që edhe në ndeshjen e sotme kërkohet me ngulm fitorja edhe pse kemi shumë mungesa. Dallku, Cana dhe Lila nuk luajnë për arsye kartonash ndërkohë që Curri u dëmtua me Francën.

Pë këtë arsye trajneri Kuzhe duke u nisur edhe nga synimi për ta fituar këtë ndeshje mendon ta fillojë lojën me një formacion sulmues 4-3-3. Përpara Ujkanit në repartin e mbrojtjes do të jetë Vangjeli në krahun e djathtë, Teli dhe Veliu në qendër ndërsa Agolli në krahun e majtë. Sa i përket mesfushës, trajneri kroat sërish beson te garda e vjetër duke aktivizuar treshen, Lala, Skela dhe Duro, ndërsa në Sulm veç Bogdanit dhe Salihit do të aktivizohet edhe Kapllani.

Luksemburgu pas tetë ndeshjesh në grup ndodhet në vendin e fundit me 1 pikë ndërkohë që ne jemi një pozicion sipër tyre, por në kuotën e 8 pikëve, megjithatë nga ndeshjet e mbetura kjo është përballja më e lehtë për ne në letër, më pas do të udhëtojmë për në Francë për ndeshjen e kthimit për ta mbyllur aventurën me Rumaninë në “Qemal Stafa”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA