Socrates, gjendje e rënduar shëndetësore
06/09/2011 15:25
Gjendja shëndetësore e Socrates është “shumë e rënduar”.
Kështu është shprehur bashkëshortja e ish-futbollistit të kombëtares braziliane dhe Fiorentinës, duke thënë se ai është për momentin në terapi intensive pas një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale mbrëmjen e djeshme për shkak të një hemorragjie.
57-vjeçari Socrates ishte goditur nga një hemorragji edhe para 15 ditësh.
“Socrates po merr frymë falë një aparati respirator artificial dhe është nën efektin e qetësuesve për të kontrolluar gjedjen shëndetësore”, lexohet në raportin mjekësor të klinikës ku është shtruar ish-futbollisti.
Top Channel