Skema e pensioneve në borxhe

06/09/2011 16:05

Për herë të fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste
miratoi në kuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në
pension, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Për të zbutur reagimet e publikut në atë kohë qeveria zgjodhi një skemë graduale për zbatimin e ligjit, sipas të cilës mosha e daljes në pension rritej nga 6 muaj për cdo vit, për një periudhë dhjetëvjecare deri në vitin 2012. Si rezultat, qeveria ia doli që ta rriste moshën e pensionit nga 60 në 65 vjec për burrat dhe nga 55 në 60 vjec për gratë pa ndonjë kontestim të fortë nga publiku dhe grupet e interesit.  Pra qe prej 1 janarit te vitit te ardhshem dalja ne pension do te jete 65 per burrat dhe 60 per grate. Por një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri tha se rritja nuk mjafton dhe lajmëroi se mosha e daljes në pension do të rritet sërish edhe me 5 vjet të tjera.

“Mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë”, tha Berisha, një ditë më parë.

Analizë – Skema e pensioneve është shndërruar aktualisht në problemin më të madh të buxhetit, me një deficit vjetor që luhatet nga 300 deri në katërqind milionë dollarë në vit.

Gati sa gjithë borxhin që qeveria merr në një vit. Rritja e deficit nuk ka ndodhur pse shqiptarët dalin shpejt ne pension dhe pas kesaj jetojne me gjate se dikur per te perfituar pagese pleqerie. Rritja e jetëgjatësisë ashtu sikurse po përpiqet të justifikohet kryeministri ne fakt mbulon nje krize fianciare te skemes. Sipas Bankës Botërore që nga viti 1985 deri ne vitin 2010,  jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është rritur me 5 vjet. Pra këtë rritje të jetëgjatësisë qeveria e ka kompensuar plotësisht në skemën e pensioneve me vendimin e vitit 2002. Shkaqet se pse skema e pensioneve ndodhet në krizë janë të tjera. Së pari lidhen me të ardhurat nga kontributet.

Sipas te dhenave te bazuara në të dhënat e Fondit Monetar tregon se në Shqipëri sigurimet japin dy deri në tre here më pak të ardhura në buxhet sesa tek fqinjët tanë, edhe pse niveli i taksës është i përafërt. Të ardhurat nga kontributet janë dy herë më të ulëta edhe sesa në Maqedoni, e cila raporton një papunësi zyrtare tre herë më të lartë se ajo që thotë qeveria shqiptare. Dy janë shkaqet që e shpjegojnë këtë paradoks. Ose që papunësia reale është më e lartë se ajo që thotë qeveria ose tregu i punës në Shqipëri është gjerësisht informal.

Ministria e Financave jozyrtarisht vlerëson se janë mbi 50 mijë punëonjës që punojnë në të zezë edhe pse për disa ekspertë të pavarur kjo shifër është disa herë më e lartë. Por edhe kjo është vetëm një pjesë e evazionit.  Ka eksperte qe thone se edhe sigurimet e paguara nga privatet behen mbi paga fiktive  cka do te thote me pak te ardhura. Së fundmi edhe pse Shqipëria ka zyrtarisht mbi 900 mijë të punësuar, nga këto vetëm 350 mijë janë pagues të pastër të kontributeve. Pjesa tjetër ose subvencionohen nga shteti ose janë fermerë, që sërish subvencionohen nga buxheti. Per keto arsye rritja moshes se daljes ne pension, e cila do te sjelle efekte jo te pakta sociale por edhe ekonomike, eshte fature a paaftesise se qeverise per te zvogluar ekonomine informale, rritur punesimin, mireadmistruar taksat si dhe kosto e politikave shpesh populiste vetem per efekte elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA