Shqipëria zhgënjen, mundet 2-1 nga Luksemburgu

06/09/2011 22:15

Shqipëria humb identitetin në Luksemburg ku mundet ndaj skuadrës më të dobët europiane 2-1. Atëherë kur u mendua se mund të rikuperohej dicka pas zhgënjimit në dy ndeshjet e fundit të këtyre eliminatoreve, kuqezinjtë cojnë në 3 numrin e humbjeve radhazi duke i dhuruar këtë fitore Luksemburgut, të parën për ta në këtë fazë grupesh.

Ka qenë një skuadër e lodhur me pak raste kjo e Kuzhesë e kushtëzuar edhe nga mungesat e lojtarëve kryesorë si Cana, Dallku, Curri dhe Lila, megjithatë për vendasit vjen në ndihmë vec gabimeve tona edhe gjyqtari.

Betmer shënon për Luksemburgun në minutën e 27-të duke e mbyllur pjesën e parë në 1-0. Me fillimin e pjesës së dytë gjyqtari na lë me 10 lojtarë pasi nxjerr me karton të kuq, Agollin.

Gjithsesi me ato pak fuqi përfaqësuesja jonë përpiqet dhe gjen golin e barazimit, sërish nga një kombinim i lojtarëve të brezit të ashtuquajtur të vjetër, Skela godet dhe nga grushtimi përfiton Bogdani për të barazuar.

Stërmundimi me Francën duke qartë në fushën e lojës kur Luksemburgu edhe pse një skuadër shumë modeste arrinte të kishte më shumë rezistencë duke përfituar nga epërsia numerike dhe në disa raste nga ndërhyrjet e gjyqtarit.

Hoakim në minutën e 78-të gjen mundësinë për t’u rrotulluar i vetëm në zonën tonë duke shënuar golin e dytë për Luksemburgun ndërkohë që nervozizmi i kuqezinjve arrin deri aty sa mbeten me 9 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq edhe të Bogdanit.

Pavarësishr gjithckaje ky ishte një rezultat i papranueshëm, një moment i vështirë për kuqezinjtë, një paraqitje shumë larg asaj që pritej, e pajustifikueshme.

Jemi të parafundit sërish në grup me 8 pikë, 3 humbje radhazi që prishën ëndrrën që besuan të gjithë në fillim të edicionit, gjithcka duket drejt një fundi të hidhur sa i përket rezultateve, lojtarëve që po largohen pa zëvendësues e një trajneri që nuk na coi askund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA