Shëtitje dhe festë, ja si përgatitet skuadra

06/09/2011 12:30

Përfaqësuesja shqiptare i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me
Luksemburgun në një atmosferë të qetë. Kuqezinjtë imituan Francën (që
qëndrimin në Tiranë e shfrytëzoi për vizita turistike), duke bërë
shëtitje në Luksemburg.

Kjo pasi stafi teknik ka menduar të ulë ngarkesën psikologjike pas humbjes 2-1 të së premtes, por edhe për të çlodhur lojtarët, pas lodhjes në këtë start të sezonit. Shqipëria ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore në stadiumin “Josi Barthel” për t’u njohur me terrenin.

Ndërkohë, në mbrëmje, skuadra kuqezi ka gjetur edhe rastin të festojë 26-vjetorin e lindjes së mbrojtësit Kristi Vangjeli. Interesant është fakti se edhe ditëlindjen e kaluar, mbrojtësi e kishte festuar në grumbullimin me Kombëtaren, pikërisht për ndeshjen me Luksemburgun.

Shqipërisë i duhet të bëjë në këtë
ndeshje pa pesë lojtarë, Andi Lila, Lorik Cana dhe Armend Dallku që janë
të skualifikuar dhe Debatik Curri e Ervin Bulku të dëmtuar. Me
mbrojtjen e përgjysmuar, trajneri Kuzhe do të spostojë Kristi Vangjelin
në krahun e djathtë, Franc Veliu do të luajë titullar në qendër të
mbrojtjes përkrah Admir Telit, ndërsa Ansi Agolli është sprapsur në
repartin difensiv. “Jemi të motivuar për ta fituar këtë ndeshje, pasi
nuk duhet t’i dhurojmë asgjë Luksemburgut. I shqetësuar për mungesat në
mbrojtje? Do të bëjmë më të mirën në këtë repart me lojtarët që kemi në
dispozicion, natyrisht që mungesa e kaq shumë lojtarëve nuk është e
mirë, por ne kemi besim te futbollistët që kemi në dispozicion. Vangjeli
mund të luajë në të djathtë, Agolli është një lojtar që mund të luajë
fare mirë në mbrojtje, ndërsa ky është shansi i Veliut”, tha trajneri i kuqezinjve, Kuzhe.


mesfushë do të luajnë “veteranët” Skela, Lala dhe Duro, me të rinjtë
Hyka, Bakaj apo Lika që presin shansin e tyre në stol. mes rezervave do
të qëndrojë edhe sulmuesi Ahmed Januzi, një prej lojtarëve më në formë
në repartin ofensiv. Tekniku kroat ka zgjedhur të luajë me treshen
sulmuese Salihi-Bogdani-Kapllani. Ai e ka argumentuar këtë vendim, duke
pohuar: “Në sulm përkrah Salihit dhe Bogdanit, titullar do të luajë
Kapllani, pasi mendoj se ai është një lojtar më i rrezikshëm brenda
zonës. I kam parë të gjitha ndeshjet e Luksemburgut dhe mund të them se
ata kanë një mbrojtje mjaft të mirë. Për këtë arsye duhet të
shfrytëzojmë të gjitha shanset që na krijohen dhe të mundohemi të
zhbllokojmë sa më shpejt rezultatin”.

Top Channel