Rritja e moshës për pension, qytetarët kundër

06/09/2011 16:20

Studimet demografike tregojne se kategoria e personave mbi 65 vjec, po
rritet cka po sjell fenomenin e plakjes së shoqërise sonë.

Rritja e numrit te personave qe duhet te perfitojne nga skema e sigurimeve shoqerore, per shkak te ketij fenomenit te plakjes ka edhe nje fature financiare me te larte per t’u paguar. Por a lehtesohet kjo fatura nga rritja e moshes se daljes ne pension? Ideja e kreut te qeverise per te ndryshuar skemen e pensioneve, duke e cuar moshen e daljes ne pension ne 70 vjec ka shkaktuar irritime edhe kundershti.

Shume te moshuar te cilet ende nuk e kane arritur pragun e te 70-ave deshmojne se jane te paafte fizikisht dhe menderisht per te punuar deri ne kete moshe.

Nje pjese e shqiptareve e kane kaluar jeten duke bere pune te renda fizike. Pjesa me me madhe e popullise qe do te preken te paret nga vendimi per rritjen e moshes se daljes ne pension i kane jetuar te dyja sistemet,  periudhen e komunizmit dhe pas demokracise. Ata qe kane disa vite qe kane dale ne pension tregojne se jane te pamundur te kryejne cdo lloje aktiviteti qe do te thote pune.

Skema e pensioneve në borxhe

Për herë të fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste miratoi në kuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në pension, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Për të zbutur reagimet e publikut në atë kohë qeveria zgjodhi një skemë graduale për zbatimin e ligjit, sipas të cilës mosha e daljes në pension rritej nga 6 muaj për cdo vit, për një periudhë dhjetëvjecare deri në vitin 2012. Si rezultat, qeveria ia doli që ta rriste moshën e pensionit nga 60 në 65 vjec për burrat dhe nga 55 në 60 vjec për gratë pa ndonjë kontestim të fortë nga publiku dhe grupet e interesit.  Pra qe prej 1 janarit te vitit te ardhshem dalja ne pension do te jete 65 per burrat dhe 60 per grate. Por një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri tha se rritja nuk mjafton dhe lajmëroi se mosha e daljes në pension do të rritet sërish edhe me 5 vjet të tjera.

“Mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë”, tha Berisha, një ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA