Policia ekzaminon pikturën e Shën Mërisë
06/09/2011 14:40
Arqipeshkvi i Agrixhentos, në Itali, i ka dorëzuar karabinierëve portretin e Shën Mërisë që derdh lotë gjaku.
Sipas raportimeve të mediave italiane, piktura do të analizohet nga ekspertët e policisë shkencore të Mesinës.
Nga 23 gushti, piktura, pronë e një cifti në Likata, nuk rreshtte së derdhuri lotë gjaku.
Në Likata, në ishullin e Sicilisë, është mbajtur një pelegrinazh i besimtarëve derisa familja vendosi t’ia dorëzonte pikturën arqipeshkvit.
Top Channel