Pjesa e parë, Luksemburg-Shqipëri 1-0

06/09/2011 21:05

Shqipëria është mundur në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Luksemburgut me rezultatin 1-0.

Goli i Bettmer në minutën e 27 i ka dhënë avantazhin vendasve, në një ndeshje ku kombëtarja jonë po luan me topat e lartë dhe me goditje nga distanca.

Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi ishin shumë pranë golit për Shqipërinë në 45 minutat e para, por gjuajtjet e tyre përfunduan fare pak mbi traversë.

Top Channel