Me not nga Italia për në Shqipëri

06/09/2011 23:30

Ka mbërritur në Gjirin e Vlorës pas një udhëtimi me not për rreth 24 orë në det duke përshkruar shumë milje notari italian, Massimo Voltolina.

Ai u nis nga Otranto në drejtim të Vlorës duke synuar të kalonte vetëm me not mbi 100 kilometra distancë mes dy brigjeve.

49 vjecari mbërriti në portin e jahteve në Orikum ku është pritur nga zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, nga konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës italiane në Vlorë, Serxhio Strocci si dhe nga Irene Pivete ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali.

Voltolina në të gjithë udhëtimin e tij 24 orësh ka qenë i shoqëruar nga motovedeta të Guardia di Financa si dhe nga një ekip prej rreth 30 vetash të cilët notonin me të cdo një orë.

Voltolina ka mbërritur rreth orës 17 në brigjet e detit Adriatik në vendin e quajtur kepi i Gjuzës si dhe më pas i është nënshtruar kontrollit të mjekëve si dhe ka pushuar për rreth dy orë në anijen e tij për t’u shfaqur rreth orës 19 në ambjentet e portit të jahteve.

Orët e fundit u shoqëruan me motin e keq dhe dallgët në det. Volontina disa vjet më parë ka përshkruar me not kanalin e La Manshit duke thyer rekordin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA