Pronarët e një salloni bukurie në Kanada janë sulmuar ashpër, madje u janë dërguar edhe kërcënime për jetën, pasi kanë përdorur një modele duke pozuar si një viktimë e dhunës në familje për të treguar se ata mund të bëjnë të duket bukur edhe një grua që është rrahur nga bashkëshorti i saj.
Salloni “Fluid Hair” ka postuar foton e reklamës në Facebook me nënshkrimin: “Gruaja e dhunuar më e bukur në botë.”
Pasi fotoja ka bërë xhiron e botës, menjëherë kanë filluar sulmet ndaj sallonit me lyerjen me bojë të vitrinave të tij.
Por Sarah Cameron, pronarja e “Fluid Hair”, thekson se reklama pasqyron shoqërinë në të cilën jetojmë dhe duhet konsideruar art.
“Ne nuk kemi sulmuar askënd. Nga kjo mund të preken disa persona, por nuk kemi pasur qëllim të prekim ndjenjat e askujt”, shprehet Cameron.
Organizatat për të drejtat e femrave mendojnë se kjo reklamë dërgon mesazh të gabuar. Sipas tyre, kjo foto glorifikon dhunën në familje.
Top Channel