Euro 2012, Italia siguron finalet

06/09/2011 23:00

Italia është kombëtarja tjetër që i bashkohet Gjermanisë së kualifikuar për në finalet e Euro 2012, ndërkohë thuajse të kualifikuara (ndonëse jo matematikisht) janë edhe Anglia e Holanda.

Italianët mundën minimalisht 1-0 Sloveninë duke u ngjitur në kuotën e 22 pikëve, në krye të grupit C, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje. Vendi i dytë mbahet nga Serbia me 14 pikë, ndjekur nga Estonia me 11 pikë.

Anglia mundi Uellsin, po 1-0 dhe ngjitet në kuotën e 17 pikëve në grupin G. Mali i Zi mban vendin e dytë me 11 pikë, Zvicra të tretin me 8 pikë.

Në grupin E, Holanda mundi 0-2 në transfertë Finlandën. Tulipanët mbajnë vendin e parë me 24 pikë, ndjekur nga Suedia e Hungaria me nga 18 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA