Cristiano: Nëse Real Madrid dëshiron, firmos për 10 vite

06/09/2011 16:50

“E kam thënë shumë herë. Nëse Real Madrid dëshiron, firmos edhe për 10 vite të tjera, deri në fund të karrierës sime, por askush nuk e di të ardhmen. Nuk mund të gënjej dhe të them që do të qëndroj tek Real Madrid edhe 10 vjet. Vetëm Zoti e di çfarë ka rezervuar për mua.”

Kështu është shprehur Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid, në një intervistë për televizionin britanik ‘Sky’.

“Nuk i mbyll derën një rikthimi të mundshëm në Premier League. Ekipi anglez që më pëlqen më shumë është Manchester United, por nuk mund të garantoj që do të kthehem të luaj për të sepse për momentin ndihem i lumtur në Spanjë”, thekson portugezi.

“Nuk mund të harroj 6 vitet që kam kaluar në Angli. Sir Alex Ferguson (trajneri i Manchester United) është si një baba i dytë për mua dhe më ka ndihmuar shumë në karrierën time”, shtoi Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi sqaroi edhe arsyen e largimit nga Premier League: “Me Manchesterin fitova gjithçka dhe doja sfida të reja. Nuk ishin paratë arsyeja e largimit.”

Top Channel