Babai hedh në gjyq Facebook për fotot e vajzës

06/09/2011 18:15

Një prind do të ngrejë një çështje gjyqësore ndaj Facebook pasi disa foto provokuese të vajzës së tij 12-vjeçare janë shfaqur në rrjetin e famshëm social.

Babai thekson se fotot mund të vënë në shënjestrën e pedofilëve vajzën e tij. Sipas ‘Daily Mail’, nëse gjyqi do të fitohet, Facebook mund të detyrohet të paguajë një shumë të madhe si dëmshpërblim.

Facebook, që ka rreth 750 milionë përdorues në të gjithë botën, kërkon që përdoruesit e tij të jenë mbi 13 vjeç, por nuk kërkon verifikim për moshën.

Babai nga Irlanda e Veriut, emri i të cilit nuk bëhet i ditur me qëllim mbrojtjen e identitetit të vajzës, shprehet se një nga fotot provokuese është hequr nga faqja, por disa të tjera ku ajo ka pozuar me minifund janë ende të disponueshme. Gjithashtu babai thekson se vajza e tij ka marrë mesazhe nga meshkuj ku i kërkohej të postonte në profil foto “të nxehta” të saj.

Vajza ka postuar fotot provokuese duke dhënë edhe informacione mbi jetën personale.

“U tmerrova kur pashë fotot e publikuara nga vajza ime në Facebook dhe po ngre këtë padi si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemin. Ajo është shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po bën”, thotë burri nga Irlanda e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA