Vrapuan pak, trajneri gjobit dy futbollistë

05/09/2011 16:20

Gjobiten sepse janë vrapuar shumë pak në ndeshjen e fundit të kampionatit. Episodi ka ndodhur në Bundesliga, ku protagonsitë është trajneri i Wolfsburg, Felix Magath.

Sipas mediave gjermane “Bild” dhe “Kicker”, Patrick Helmes e Mario Mandzukic u është dashur të paguajnë rreth 10 mijë euro për kokë për shkak të performancës së tyre në ndeshjen me Borusia Monchengladbach ku u mundën 4-1, në javën e tretë të kampionatit gjerman.

Ky nuk është rasti i vetëm që Magath, ish trajner i Schalke, është i përfshirë: tekniku kishte gjobitur më parë futbollistë që nuk ndiqnin udhëzimet e tij në skuadra të tjera, por asnjëherë nuk kishtë dhënë ndëshkime sepse vraponin pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA