Në pritje të mbërritjes së notarit Massimo Voltolina në qytetin e
Vlorës, organizatorja e aktivitetit ish- parlamentarja italiane,
perfaqesuese e Lega Nord, Irene Pivetti eshte takuar me drejtuesit
lokale si dhe perfaqesuesit e Dhomes se Tregtisë së Vlorës.
Por ajo eshte perballur edhe me pakenaqesine e familjareve te viktimave te tragjedise se Otrantos, per shkak te deklarimeve te saj te forta kunder emigranteve pak dite para tragjedise se Otrantos. Tre perfaqesues te saj kane pritur para Dhomes se Tregetise mberritjen e Pivetti-t.
“Sot keni helmuar token shqiptare. Ne vitin 97 ju keni kerkuar qe shqiptaret te hidhen ne fund te detit dhe pikerisht pas tre ditesh nje anije me 115 shqiptare ne bord perfundoi ne fund te detit. Sot eshte helmuar vendi yne njelloj si ate dite qe humbem njerezit tane”, tha Pushime Cala, perfaqesuese e shoqates “Otranto”.
Pivetti ka pritur qetesisht perballjen, ndersa ka kujtuar se tashme shume kushte kane ndryshuar me pas kerkoi ndjese.
“Shteti dhe autoritetet bejne punen e tyre, por ajo qe me prek eshte raporti mes jush dhe meje. Ju me thoni se eshte pergjegjesia ime, une ju kerkoj ndjese per fjalet qe kam thene. Kerkoj qe te shkojme drejt paqes dhe miqesise”, tha Pivetti.
Perfaqesuesit e familjareve te tragjedise se Otrantos, thane se kane evituar prezencen e shume prej familjareve te tjere ketu, per te shmangur ndonje perballje te mundshme me agresive ndaj Pivetti-t.
Në fund të korrikut Tirana zyrtare priti me nderime ish-kryetaren e Dhomës së Deputetëve në Itali, Irene Pivetti, politikanen që dhjetë vite më parë deklaronte se shqiptarët duhet të hidheshin në det dhe jo të priteshin në vendin e saj përtej Adriatikut.
Pivetti është pritur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se, “kryeparlamentarja priti zonjën Irene Pivetti, personalitet i njohur publik, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali në mesin e viteve ‘90, që shoqërohej nga ambasadori italian, D’Ellia”. “Zonja Pivetti e njohu kryetaren e Kuvendit me veprimtarinë e Agjencisë së Promovimit që mbështetet në një gamë të gjerë programesh për nxitjen e zhvillimi ekonomik në zona të lëna në harresë në Itali, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Kjo agjenci kërkon që një program të tillë ta shtrijë edhe në Shqipëri nëpërmjet një nisme për sjelljen e investitorëve italianë dhe mbështetje biznesit të vogël vendas, veçanërisht në zonat turistike.
Kjo nismë synon të promovojë lidhjet që na bashkojnë si popuj, kulturën dhe turizmin shqiptar, si dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dypalëshe”, – thuhet në njoftimin për shtyp. Kryetarja e Kuvendit e vlerësoi një nismë me interes që vlen për t’u inkurajuar dhe siguroi Pivetti-n për mbështetje. “Për ne është e rëndësishme të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet shumëdimensionale mes Shqipërisë dhe Italisë, mes dy popujsh e vendesh mike”, – tha Topalli. Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit përgëzoi Pivetti për karrierën e saj politike, si e dyta politikane grua në krye të Dhomës se Deputetëve dhe i shprehu urimet më të mira për punën në projektet social-kulturore. Por, Pivetti mbahet mend për deklaratën e bujshme të saj në 1999, kur u shpreh se shqiptarët nuk duhet të lejoheshin në Itali, por duhet të hidheshin në det. Kjo shkaktoi reagime të ashpra të politikanëve italianë, të cilët e konsideruan si deklaratë raciste të Pivett-it, e cila militonte te partia e Umberto Bosit, Lega Nord.
Anija e Otrantos, monument i kujtesës
Anija e tragjedisë së Otrantos nuk do të shkatërrohet. Ndërsa Gjykata e Leçes kishte dhënë vendimin për asgjësimin e saj, në mungesë të interesit të palës shqiptare për ta rikthyer në Vlorë, një tjetër lajm i mirë vjen nga përtej brigjeve. Kater i Radës do të kthehet në një monument të kujtesës në qytetin e Otrantos. Vendimi ka ardhur pas kërkesës që Klodiana Çuka, drejtoreshë e fondacionit “Integra Onlus” dhe eksperte në çështjet e politikës së emigrimit europian, drejtuar kryebashkiakut të Otrantos Luciano Caridi. “Mendoj se shkatërrimi i relikes është një vrasje e dyfishtë e memories kolektive të një populli. Duke parë ndjeshmërinë e popullit të Salentos dhe Otrantos, mendoj se nuk do të kishte vend më të mirë se Otranto për ta shndërruar këtë relike në një monument kujtese”, i ka shkruar Çuka. Përgjigjja e bashkiakut ka qenë pozitive dhe tashmë mbetet të mblidhen fondet e nevojshme për ta kthyer në një monument. Për këtë i është bërë thirrje komunitetit shqiptar që të ndihmojë në këtë çështje.
Top Channel