Tevez: Argjentina të heq prestigjin

05/09/2011 09:00

Carlos Tevez, sulmuesi i Manchester City dhe kombëtares argjentinase, kritikoi trajtimin që i bëhet futbollistëve argjentinas kur luajnë me fanellën “albiceleste”.

“Të luash me kombëtaren ditët e sotme të ul prestigjin sepse nëse nuk fiton e ke keq punën. Nuk mund të arrihet në këto nivele. Unë nuk shqetësohem për gjërat që thuhen për mua, por kam familje dhe ata dëgjojnë që unë jam plehrë. Ky është keqtrajtim”, shprehet Tevez në një intervistë për ‘Fox Sports’.

“Të gjithë duam të fitojmë trofe me Argjentinën, por nuk kemi mundur të kemi sukses dhe për këtë kritikohemi. Nuk po them që nuk duhet të kritikohemi, por të thuash se një lojtar humbi penalltinë për të shkarkuar trajnerin është keqdashje”, shtoi sulmuesi.

Gjithashtu, Tevez mbroi Messin, shumë i kritikuar në Argjentinë për mungesën e trofeve me kombëtaren: “Nëse luajmë keq, faji i lihet gjithmonë Messit. Ai është futbollisti më i mirë në botë, është nga ata që ngrihet në mëngjes nga shtrati dhe fiton një kampionat.”

Top Channel