Më thuaj në cilin muaj ke lindur të të them se çfarë pune do të bësh. Nuk bëhet fjalë për një parashikim të stlit të leximit të dorës, por për një studim serioz të kryer nga “Office for National Statistics”, në Britani.
Duke analizuar statistikat e fundit, është studiuar muaji i lindjes së personave që kryejne 19 profesione të ndryshme.
Nga analizat është parë se pjesa më e madhe e dentistëve kanë lindur në dhjetor, ndërsa në shkurt është koha e duhur për artistët.
Ndërsa mjekët gjenetikë dhe punonjësit e taksave arrijnë maksimumin në janar, marsi është ideal për pilotët dhe muzikantët, kurse qershori është muaji për administruesit e deleguar.
Më poshtë vijon një listë më e detajuar e profesioneve për çdo muaj:
Janari – i përshtatshëm për mjekët e përgjithshëm dhe agjentët e taksave.
Shkurti – muaji i duhur për artistët dhe kontrolluesit e trafikut dhe më pak për fizikantët.
Mars – kryesojnë pilotët dhe muzikantët.
Prill – është një muaj që karakterizohet nga një numër i madh të sëmurësh dhe me një nivel i ulët punësimi.
Maji – është muaji i politikanëve dhe më pak i futbollistëve.
Qershor – muaji ideal për administratorët e deleguar dhe fituesit e çmimeve Nobel.
Korriku – periudha e duhur për muratorët, trenistët dhe artistët.
Gushti – sërish muaji i muratorëve, por edhe i presidentëve të SHBA-ve.
Shtatori – është momenti i futbollistëve dhe akademistëve me famë.
Tetori – muaji perfekt për jetëgjatët, mesatarisht jetojnë 215 ditë më shumë se një i lindur në mars.
Nëntori – mundësi të larta për të sjellë në botë vrasës serialë dhe skicofrenë.
Dhjetori – muaji i dentistëve, apo figurave historike si Jezusi, Stalini apo Mao.
Top Channel