OBSH: Një i rritur në dhjetë është mbipeshë
05/09/2011 18:55
Më shumë se një i rritur në dhjetë është mbipeshë. Alarmi është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Shqetësimi është aq serioz sa për herë të dytë në historinë e saj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në Nju Jork më 19-20 shtator për të folur për këtë temë.
Objektivi është ai i përgatitjes së një dokumenti të shpërndarë se bashku me axhendën e aksioneve globale për gjeneratën e ardhshme.
Hera e fundit që në OKB është folur për një temë shëndetësie ka qenë për SIDA-n.
Top Channel