Nadalin e zë ngërçi në konferencën e shtypit

05/09/2011 09:15

Gjithçka dukej se po shkonte mirë për Rafael Nadal. Tenisti spanjoll kishte mundur David Nalbandian duke kaluar në 1/8 e finaleve të turneut US Open dhe përveç disa problemeve të vogla në këmbë, dukej shumë i freskët fizikisht.

Por, tensti spanjoll i habiti të gjithë kur në mes të konferencës së shtypit vuri dorën në këmbën e djathtë për shkak të një ngërçi dhe u shtri në tokë. Numri 2 i botës iu nënshtrua një masazhi prej 10 minutash para gazetarëve dhe më pas gjithçka u kthye në normalitet.

Nadal, pas trajtimit nga përgatitësi i tij fizik, u ngrit sërish në këmbë, buzëqeshi dhe u ul në karrige për të vazhduar me sesionin e pyetjeve: fillimisht në gjuhën angleze e më pas në atë spanjolle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA