Në ditën e fundit të kampionatit botërorë të atletikës në Daedu të Koresë është skuadra e Xhamajkës ajo që befason sërish.
Në garën e stafetës 4×100 Usain Bolt ka udhëhequr skuadrën e tij duke i dhënë jo veç medaljes së artë edhe rekordin botëror pasi e kaloi finishin në kohën 37.10 sekonda, ndërkohë që këtë rekord e kishin po ata pasi e vendosën në olimpiadën Pekin 2008.
Ky është rekordi i vetëm i vendosur në këtë kampionat të 13-të botëror të atletikës.
Franca u rendit në vendin e dytë me kohën 38.20 sekonda duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa medaljen e bronxtë e morën atletët nga ishujt Sant Kits and Nevis.
Në garën e 800 m për fema atletia ruse Maria Savinova, femra më e shpejtë në botë në këtë vit kaloi e para finishin me kohën 1 minutë e 55.87 sekonda duke marrë medaljen e artë.
Ndërkohë pas saj u rendit Kaster Semenian e cila zhvillon një nga garat e para në këtë sezon pasi ishte pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës për shkak të seksit të saj të dyshimtë.
Medaljen e bronxtë e fitoi kampionia e vitit 2007 Xhepkosgei nga Kenia.
Karmelita Xheter ka udhëhequr përfaqësuesen amerikane në garën 4×100 stafetë, duke marrë medaljen e artë pasi e kaloi finishin në kohën 41.56 sekonda.
Xhamajka u rendit në vendin e dytë me kohë 41.70 duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Ukraina është fituesja e medaljesx së bronxtë pasi atletet e saj e kaluan finishin në kohën 42.51 sekonda.
Amerikani Kristian Tejlor është shpallur kampion i botës në tre hapsh me gjatësinë 17.96 m, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit britaniku Idovu me gjatësinë 17.56 m dhe në vendin e tretë e fituesi i medaljes së argjendtë ishte britaniku tjetër Uill Klejv me distancën 17.50 metra.
Në mbyllje të kampionatit botërorë Amerika kryeson tablelën e medaljeve me 25 në total nga këto 12 të arta, 8 argjendi dhe 5 bronzi, në vendin e dytë Rusia me 19 medalje në total, 9 të arta, 4 të argjendtë dhe 6 të bronxta, ndërsa në vendin e tretë Kenia me 17 medalje në total, 7 të arta, 6 të argjendta dhe 4 të bronxta.
Top Channel