Frikë ndaj fluturimeve, Guerrero humb miqësoren

05/09/2011 18:25

Frika nga fluturimi me avion ka qenë aq e madhe sa Paolo Guerrero, sulmues i Hamburgut, nuk është bashkuar në fushë me skuadrën në miqësoren e luajtur të shtunën me Lucernën (2-2).

Ka qenë trajneri Oenning që ka treguar për mediat pasojat që tensioni ka shkaktuar në fizikun e futbollistit peruan, alergjik ndaj udhëtimeve me avion.

Guerrero gjatë fluturimit është prekur nga frika dhe kur ka mbërritur ka pësuar fryrje të muskujve të kofshëve në përmasa të tilla sa e kanë penguar të luaj.

Top Channel