Dieta e ekuilibruar të zgjat jetën

05/09/2011 21:50

Në 2050-n do të jenë 2 miliardë persona të moshës mbi 65 vjeç që në 80% të rasteve do të vuajnë nga të paktën një sëmundje kronike.

Kjo çon në një rrritje të shpenzimeve vjetore për terapitë, kurat psikologjike kardiovaskulare, për diabetin apo tumorin.

Por jetëgjatësia mund të zgjatet deri në tre vjet falë një stili ushqimor të shëndosh.

Përfundimin e ka nxjerrë Barilla Center for Food & Nutrition që ka analizuar raportin mes jetëgjatësisë dhe mirëqenies.

OBSH: Një i rritur në dhjetë është mbipeshë

Më shumë se një i rritur në dhjetë është mbipeshë. Alarmi është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shqetësimi është aq serioz sa për herë të dytë në historinë e saj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në Nju Jork më 19-20 shtator për të folur për këtë temë.

Objektivi është ai i përgatitjes së një dokumenti të shpërndarë se bashku me axhendën e aksioneve globale për gjeneratën e ardhshme.

Hera e fundit që në OKB është folur për një temë shëndetësie ka qenë për SIDA-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA