Capello: Barcelona do të mundet një ditë

05/09/2011 13:50

Fabio Capello, trajneri i përfaqësueses angleze, mendon se do të vijë dita kur ciklit të Barcelonës do të përfundojë.

Gjithsesi, tekniku italian pranon se sot për sot katalanasit luajnë futbollin më të bukur në botë.

“Barcelona luan futbollin më të bukur dhe është kënaqësi t’i shohësh”, shprehet Capello në një intervistë për fifa.com.

“Është një stil që vështirë se mund të implementohet nga një klub apo kombëtare tjetër sepse duhet të fusësh në fushë po ata lojtarë që luajnë për Barcelonën. Ky ekip ka 7 lojtarë që kanë dalë nga ekipet e moshave dhe luajnë një futboll me pasime që kur kanë qenë fëmijë”, shton ish-trajneri i Milanit, Romës, Juventusit dhe Real Madridit.

Kur u pyet nëse do të arrihet të mundet Barcelona, Capello u shpreh i bndur: “Them se po. Është e mundur sepse sot ekziston mundësia për të studiuar kundërshtarët me detaje. Do të dalë një ekip që do të gjejë mënyrën për ta mundur Barcelonën. Gjithashtu, disa nga lojtarët e tyre po fillojnë të vjetërohen.”

Top Channel