Ronaldinho është rikthyer në kombëtaren e Brazilit nga trajneri Mano Menezes për të luajtur miqësoren e sotme ndaj Ganës.
Tekniku i Selecaos e shpjegon kështu këtë zgjedhje: “Ronaldinho është vetë futbolli. Ka një teknikë të jashtëzakonshme, është i fortë, ka personalitet dhe eksperiencë. Kjo është gjë e mirë për futbollistët tanë të rinj. Ai është një lider dhe shpresojmë që të na ndihmojë për krijimin e një skuadre kompetitive për vitet e ardhshme. Ronaldinho është grumbulluar sepse duam të ndërtojmë skuadrën me të.”
“Me rikthimin në Brazil, Ronaldinho ka ndryshuar. I ka bërë mirë kthimi në shtëpi”, thekson Rodrigo Paiva, zëdhënësi i përfaqësueses braziliane.
Ronaldinho na janar të këtij viti është transferuar tek ekipi i Flamengos në Brazil pas aventurave europiane me PSG (Francë), Barcelona (Spanjë) dhe Milan (Itali).
Top Channel