40% e evropianëve vuajnë nga sëmundjet mendore

05/09/2011 21:55

Rreth 40 përqind e evropianëve, ose 165 milionë persona, janë të prekur nga sëmundjet mendore dhe neurologjike dhe çdo vit vuajnë nga probleme si depresioni, ankthi, pagjumësia apo probleme psiqike.

Megjithë shifrat e larta vetëm një e treta e tyre merr terapinë apo medikamentet e duhura.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim evropian i kryer në 30 shtete (27 të BE-së plus Zvicrën, Islandën dhe Norvegjinë) mbi 514 milionë persona.

Konkluzionet janë publikuar nga “European College of Neuropsychopharmacology”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA