Edicioni i parë i trofeut Supersport

04/09/2011 17:00

Për herë të parë në këtë sezon, në prag të fillimit të Superligës shqiptare të futbollit, kompania Digitalb-Supersport ka zhvilluar turneun me tre skuadra për trofeun Supersport në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Skuadrat e përzgjedhura për edicionin e parë të kësaj kupe ishin Laci, Skënderëbeu dhe Teuta. Janë zhvilluar 3 takime nga 45 minuta. Laci ka qenë skuadra e cila është mundur nga të dyja ekipet e tjera, në fillim e ka mundur kampionia në fuqi e Skëndëberut me golin e Radës e më pas me një autogol të lacianëve, ndërkohë që në bazë të formulës skuadra që humbiste qëndronte në fushë.

Laci si humbësi i ndeshjes së parë është mundur edhe në takimin e dytë nga Teuta 1-0, falë golit të Hyshmerit ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka qenë me dhjetë lojtarë pasi Buljan doli me kartonin e kuq.

Takimi final mes Skëndërbeut dhe Teutës ka përfunduar në barazim 0-0 duke i lënë radhën 11-metërshave për të përcaktuar fituesin e parë të këtij trofeu që u shall Skëndërbeu me rezultatin 4-3, pasi Tairi humbi 11-metërshin e fundit ndërsa Shehi portieri i Skëndërbeut mori përsipër goditjen e penalltisë së fundit duke i dhënë skuadrës së tij trofeun e parë të edicionit SuperSport.

Ndërkohë, ky trofe do të kthehet në një traditë në cdo prag sezoni të Superligës.

Top Channel