Blank vlerëson Shqipërinë

04/09/2011 15:55

Franca ndodhet në Tiranë ku po përgatitet pas fitores me kuqezinjtë për ndeshjen e radhës me Rumaninë. Një ditë pas kësaj fitoreje të rëndësishme për ta, trajneri Loran Blank ka përgëzuar lojën e Shqipërisë duke theksuar vështirësitë e skuadrës së tij në pjesën e dytë.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe ;patëm avantazhin që shënuam shpejt. Më pas në pjesën e dytë e lëshuam lojën dhe i dham hapsirat Shqipërisë që nuk duhet t’ja jepnim. Atmosfera e nxehtë e tifozerisë së tyre iu dha zemër dhe u treguan me më shumë energji se ne në 45 minutat e dyta. Nga kjo pjesë treguam se lojtarët e rinj që janë në përbërje të francës nuk e kanë eksperiencën e duhur të përballen me skuadra agresive dhe që luajnë fort. Sigurisht që Shqipëria mund të barazonte në këtë ndeshje por edhe ne mund të shënonim më shumë me rastet që patëm. Gjithsesi rezultati ishte 2-1”, tha Blank.

Ndërkohë pasditen e së shtunës Franca ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në “Qemal Stafa”. Në daljen nga stadiumit ishin disa dhjetra fëmijë e tifozë të Francës që kanë pritur lojtarë për autografe e fotografi.

Top Channel