“Shekspiri vodhi veprat e tij”

04/09/2011 18:30

Të gjithë e njohin Uilliam Shekspir. Vepra e tij ka kapërcyer shekujt për të ardhur në duart e cdo lexuesi po aq e mrekullueshme dhe e vlerësuar sa atëherë kur u krijua.

Por cfarë do të mendonit po t`iu thonin se Shakespeare nuk ka shkruar asnjë rresht në të gjithë jetën e tij?

“Anonymous”, filmi që e pretendon një gjë të tille, pritet të dalë në kinematë amerikane në fund të muajit tetor. Drama del në përfundimin se autori i vërtetë i veprave, fryt të penës së një shkrimtari të shkëlqyer, nuk është ai që njohim të gjithë, por konti i Oksfordit, Eduard de Vere.

Ende pa u shfaqur, filmi ka shkaktuar debate të mëdha duke i bërë studiuesit e  Shekspirit të reagojne të indinjuar. Ata druhen se ajo që u lëshua dikur si një teori e padëmshme komploti, tani po fiton terren.

Por për regjisorin e filmit, Roland Emeric, arti duhet të provokojë. E dija që do të kishte debate, është shprehur ai, dhe është ajo që unë kërkoja, është pikërisht polemika.

Shekspiri nuk i ka shkruar vetë pjesët e tij dhe ky është një prej shumë skandaleve të zbuluara nga ky film. Diskutimet vazhdojnë të zjarrta prej javësh, si në përballje televizive ashtu edhe në internet.

Dr. Uilliam Lehi, drejtues i Shkollës së Arteve në Universitetin Brunel të Londrës, e përshkruan Shekspirin si një oportunist që vidhte punën e të tjerëve dhe e kalonte si të tijën.

Gjashtë firmat që ky njeri la, thotë Lehi, janë bërë me një shkrim dore që nuk mund t’i përkiste kurrë një njeriu i cili e fitonte bukën e gojës nëpërmjet shkrimit. Ato duket sikur janë hedhur në letër nga një shimpanze me doreza furre.

Për adhuruesit e Shekspirit, teori të tilla janë gjepura dhe nuk kanë për t`i rezistuar kohës. Kundërshtarët e tyre, këmbëngulin të argumentojnë se Shekspiri, që vinte nga një e shkuar provinciale tepër modeste, nuk kishte formimin dhe eksperiencën e duhur për të shkruar kryeveprat, ndërsa aristokrati de Vere, po. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA