Edhe pse kanë pasuri marramendëse, këta personazhe të famshëm bëjnë që të flitet për ta sa herë që shkojnë nëpër restorante… dhe fjalët nuk janë të mira.

Ja lista e VIP-ave dorështrënguar, të cilët lënë bakshishe për të ardhur keq:


Mariah Carey

Këngëtarja kërkoi që një restorant të rrinte hapur deri në të gdhirë vetëm për të dhe kur u largua as nuk falenderoi stafin. Mariah ishte shumë kërkuese me stafin dhe nuk la fare bakshish edhe pse punonjësit ishin në dispozicion të saj.

Sean Penn

Aktori ka një pasuri prej rreth 450 milionë dollarësh, por nuk la asnjë dollar bakshish pas një darke në një restorant të Nju Orlins.

Madonna

Para disa vitesh mbretëresha e popit la vetëm 18 dollarë bakshish pas një darke prej 400 dollarësh me ish-bashkëshortin e saj, Guy Ritchie.

Tiger Woods

Është një nga sportistët më të pasur në botë me 500 milionë dollarë në llogarinë bankare. ‘The Frisky’ bëri të ditur se ishte një vajzë e cila e shoqëronte në festat e tij në Las Vegas ajo që jepte bakshishet në vend të tij.

Usher

Këngëtari njihet si një nga VIP-at më dorështrënguar. Sipas mediave amerikane, Usher jo vetëm që nuk le bakshish në restorante, por gjithmonë mundohet që llogarinë ta paguajë dikush tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA