Mila Kunis është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Ukraina së bashku me familjen e saj kur ishte vetëm 7 vjeç dhe tregon se kishte shumë frikë të rrinte me fëmijët e tjerë për shkak se nuk fliste anglisht.
“Ka qenë një periudhë shumë e keqe e jetës sime dhe pothuajse nuk mbaj mend asgjë. Prindërit më thonë se qaja çdo mëngjes kur bëhesha gati për shkollë dhe kthehesha duke qarë”, shprehet aktorja e cila është bërë e njohur me filmat ‘Black Swan’ apo ‘Friends With Benefits’.
Familja Kunis ka qenë e varfër, por Mila thotë se qëllimi i saj në jetë nuk ka qenë kurrë paraja.
“Nuk kam filluar karrierën si aktore për para. Prindërit më kanë mësuar se paraja është burimi i të gjitha të këqijave dhe jam e bindur për këtë”, shton Kunis.
Top Channel