Gerard Depardieu rikthen sërish incidentin e tij në avion muajin e kaluar në filmin më të ri komik të Asterix dhe Obelix.
Aktori francez urinoi në bordin e një avioni me destinacion Dublinin në gusht duke lënë të habitur të gjithë pasagjerët dhe duke u bërë protagonist i shtypit ndërkombëtar.
Siç shihet në faqen e internetit të revistës ‘Premiere’, Depardieu, në rolin e personazhit komik, duket i paduruar dhe i drejtohet stjuardesës: “Nuk mund të duroj dot më!”
Por, në film aktori nuk i referohet dëshirës për të shkuar në WC, por për të ngrënë një copë mish dhe stjuardesa i shpjegon se ai duhet të presë deri sa të ngrihet avioni. Atëherë, Depardieu ngrihet në këmbë duke ngrënë mishin mes pasagjerëve dhe duke lënë copa të tij në bord.
Video shërben për promovimin e filmit të ri Asterix dhe Obelix që do të shfaqet në tetor të vitit 2012.
Top Channel