Atletikë, Bolt fiton medaljen e artë në 200 metra
03/09/2011 14:40
Në kampionatin botëror të atletikës që po zhvillohet në Daegu të Koresë vjen shumë shpejt kundërpërgjigjia e Usain Bolt pas skualifikimit në finalen e madhe të 100 metrave.
Këtë here, në finalen e 200 metrave për meshkuj, kampioni i botës dhe rekordmen i kësaj kategorie garash, Usain Bolt, ka fituar medaljen e artë pasi kaloi finishin i pari duke ndalur kronometrin në kohën 19 sekonda e 40 të qindat.
Ndërkohë, menjëherë pas tij kaluan amerikani Valter Diks, i cili është gjithashtu fituesi i medaljes së argjendtë dhe francezi Kristof Lëmetrë, fituesi i medaljes së bronxtë.
Top Channel